Categories Lajme

Kakavijë/ Bllokohen 60 kg dateri kontrabandë nga Greqia

Taskforca e Inspektoratit të Peshkimit pas një hetimi proaktiv bëri të mundur kapjen e 60 kg dateri, që po hynin kontrabandë nga Greqia përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Dateri ishte futur në kuti metalike, të cilat më pas ishin fshehur në kuti të tjera kartoni dhe po transportoheshin me një furgon pasagjerësh. Ligji “Për Peshkimin” ndalon peshkimin, mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë dhe anije, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje të gurëshpuesit (dateri) – Lithophaga Lithophaga.

Policia e Shtetit po heton më tej për të mësuar porositësin e kësaj sasie dateri dhe për të vendosur masën administrative sipas parashikimit ligjor. Kontrollet do të vazhdojnë të shtrira edhe ndaj restoranteve ose dyqaneve që e tregtojnë, të cilët rrezikojnë mbylljen nga 6 muaj deri përfundimisht. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën apel që kjo specie e ndaluar me ligj të mos peshkohet apo tregtohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME