Categories Lajme

Kakavijë,Tentoi të fuste medikamente mjekësore…

Policia Kufitare e Kakavijës ka parandaluar dhe ka goditur një rast të tentativës së kontrabandës me medikamente mjekësore. Mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion, janë gjetur të fshehura sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të cilat do të futeshin kon trabdandë në Shqipëri. Në p ranga ka rënë një 42-vjeçar i cili i ishte drejtuesi i kamionit dhe poseduesi i medikamenteve. ”Punonjësit e Po licisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje, në mjetin tip kamion, të cilin e drejtonte shtetasi K. D., gjetën të fshehura në kabinën e mjetit një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore (ilaçe), të cilat ky shtetas ka tentuar t’i futë kontrabandë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME