Categories Lajme

Kallaku: Është më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar, ne na rritet çmimi i bukës, ndërsa ata rrinë në hotel me pesë yje

Aktori i humorit,Bes Kallaku është ndalur së fundmi në një temë e cila gjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft e diskutuar. Ai bëri krahasimin e situatës dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe afganëve që ndodhen në vendin tonë prej disa javësh.

“Më mirë se sa të jesh afgan në Shqipëri, është më mirë të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të v rasin.

Po të jesh afgan në Shqipëri ke shpresë se mund të marrësh vizë amerikane dhe mund të të çojnë për Amerikë kurse po të jesh shqiptar vizë amerikane jo e jo por ke frikë se mos merr ndonjë non grata. Po të jesh afgan tek hoteli me pesë bën festa dhe party, kurse po të jesh shqiptar dhe në ditën tënde më të bukur të dasmës, vjen policia ta mbyll dasmën në 10 të natës.

Po të jesh afgan vazhdon tek hoteli e pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka shembur tërmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë afganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina.”, tha Bes Kallaku gjatë monologut të tij te “Kosherja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME