Categories Lajme

Kallashnikov dhe pistoletë në shtëpi, kapet lezhjani (Emri)

Një person është arrestuar nga Policia pasi është infromuar nga banorët e zonës se kishte arsenal armësh në shtëpi. Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij në fshatin Kallmet të Lezhës, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë. Si pasojë në prangat e policisë, ka përfunduar N. P., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit Polici – Komunitet. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet. Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, 24-vjeçari shqiptar kapet gjatë ndjekjes së karabinierëve!

Një operacion antidrogë nga Karabinierët e Kompanisë Osimo në Itali çoi në arrestimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME