Categories Lajme

“Kam dy vite, është shumë mirë”/ Turku barist në Vlorë tregon lidhjen me Shqipërinë

Dugan Gultekin është një i ri nga Turqia. Prej 2 vitesh ai është zhvendosur në Vlorë për të punuar si barist.

Shqipëria për të është shtëpia e dytë, pasi ngjason shumë me vendlindjen e tij.

“Kam dy vjet këtu, për mua është shumë mirë, ndihem afër shqiptareve ne jemi njësoj”, thotë Dogan Gultekin.

Gjatë kohës që punonte, Dugan mësoi për tërmetin e fillim-shkurtit në Turqi. Ai tregon emocionet e përjetuara, edhe pse familja e tij jeton shumë larg epiqendrës së lëkundjeve.

“Kur mora vesh për tërmetin isha duke punuar, njeriu i parë që telefonova ishte mamaja ime. U trishtova shumë sepse isha larg dhe nuk mund të kontaktoja disa nga miqtë e mi të ngushtë. Familja ime jeton 8 mijë km larg zonës së tërmetit, por kjo nuk është e rëndësishme sepse të gjithë u ndjemë njësoj të trishtuar”, shprehet 30-vjeçari.

Pa nisur ende sezoni, 30-vjeçari do të udhëtojë drejt vendlindjes për t’u takuar me familjen. Më pas e pret sezoni turistik në Shqipëri, ku do të kthehet sërish për të punuar si barist.

Në mungesë të të rinjve në profesionet e kërkuara gjatë sezonit turistik, kompanitë janë detyruar të marrin punonjës të huaj për të plotësuar burimet njerëzore. Edhe këtë vit duket se kryefjalë e problemeve në sezonin turistik do të jetë mungesa e fuqisë punëtore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME