Categories Lajme

“Kam frikë se do të ketë fatin e Çelik”, avokati jep alarmin: Kush është gylenisti tjetër që mund të deportohet drejt Turqisë

Pak ditë pas deportimit të mësuesit turk Harun Çelik nga Tirana, të njëjtin fat mund të ketë dhe një tjetër gylenist. Bëhet fjalë për shokun e Çelik, Selami Simsek i cili është arrestuar në të njëjtën ditë në Rinas, duke u përpjekur që të kalonte në pikën kufitare të Rinasit me pasaportë kanadeze të falsifikuar. Simsek dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi, ndërsa pritet që të ketë seancën e parë në Gjykatë në datën 15 Janar, me gjyqtar Ahmet Metaliaj.

Gjatë ditës së sotme avokati i Çelik, Alban Bengazi, i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ku kërkon të njihet me procedurën e deportimit apo dëbimit që ka marrë kjo drejtori, apo institucioni i Ministrisë së Brendshme. Në një komunikim për Fax News, Bengazi ka folur dhe për fatin e Simsek, duke thënë se do të kërkojë shtyrjen e seancës në 15 Janar. “Në 15 Janar do kërkoj shtyrjen e seancës për Selami Simsek, i cili është i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Dosja për Simsek është ndarë nga Harun Celik pasi janë kapur veçmas në Rinas. Akuza ndaj Simsek e ngritur nga prokurorja Anila Galanxhi. Kam dyshime se Simsek do ketë të njëjtin fat si Celik”, është shprehur avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME