Categories Covid-19

‘Kam nënën me Covid te Infektivi, gabim…’/ Familjarët ankohen se nuk marrin informacion prej ditësh

Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet e Covid, shprehen të shqetësuar për të afërmit, pasi nuk disponojnë asnjë informacion rreth tyre prej ditësh.

Një zonje, e cila mes lotësh tregon se nëna e saj 85-vjeçare po lufton me vdekjen në spitalin “Infektiv”, dhe askush nuk i jep asnjë informacion prej ditësh, shprehet se është bërë pishman që e ka sjellë në spital për kurim.

“Kam nënën në gradë të fundit, është me sëmundje të tjera por rroftë sebepi dhe ja ngjitën Covid tani. Jam bërë pishman që e solla këtu, e që nuk e mbajta në shtëpinë time ti dilte shpirti. Fillimisht ishte tek urgjenca për 4 ditë, ishte me temperaturë dhe kishte oksigjenin e ulët, pastaj i bënë tamponin dhe thanë se është më Covid.

Ajo ishte me kancer, është edhe e paralizuar, këta ja kanë ngjitur kot. Kot e solla, ta kisha çuar në shtëpinë time.

Më mori doktoresha tani dhe më tha që është shumë rëndë, po pres të më marri prapë. Katër ditë e mbajtën te urgjenca, i bënin vetëm një serum, asnjë shërbim tjetër, gënjejnë të gjithë, asgjë nuk kanë”, thotë ajo.

Nëntori nisi me numër rekord viktimash e të infektuarish, ndërsa testimet mbeten në të njëjtin nivel.

Java që lamë pas u mbyll me  41 të vdekur ndërsa autoritetet shëndetësore raportuan shifra të larta rastesh të reja  në Tiranë, e cila mbetet vatra më e madhe infektimeve nga Covid-19./ abcnews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME