Categories Sport

Gjirokastra pa futboll elitar! Shkrihet Luftëtari

Fund aspak bukur për një skuadër me histori në futbollin shqiptar dhe që në 5 sezonet e fundit la shenjë në Superiore, teksa para 2 vitesh luante në kompeticionet europiane duke u përballur me letonezët e Ventspils po shkon drejt shkrirjes së plotë. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë dhe përjashtimi nga ky kompeticion për një apo 2 vite është një fakt tashmë pasi drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë mbyllur dyert e stadiumit për ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit pasi nuk ka më një ekip të cilin mund ta zbresë në fushë për shkak të largimit të të gjithë futbollistëve.

Por ajo që habiti sot ishte fakti se FSHF ashtu si e kërkon rregullorja nuk kishte dërguar në Gjirokastër zyrtarët e ndeshjes. As ekipi i Elbasanit nuk udhëtoi drejt qytetit jugor për të bërë formalitetin, duke u paraqitur dhe fituar në tavolinë. Tashmë Elbasani mund të quhet ekipi i parë i kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Lufëtëtari me shumë gjasa do të riniset vitin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë pasi as në këtë sezon të Kategorisë së Parë nuk do të marrë pjesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME