Categories Politike

“Kam shumë prej historisë time atje”, Arba Kokalari: Shpresoj që Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian

Deputetja shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari, njëherësh politikane në Suedi, ka folur për marrëdhëniet mes të dyja shteteve. Në ligjërimet e saj publike, por edhe në rrjetet e saj sociale, mbesa e shqiptares Musine Kokalari, Arba Kokalari, ka luajtur rolin e avokates së Shqipërisë për sfidat drejt rrugës evropiane. Eurodeputetja beson fort se Shqipëria një ditë do të bëhet anëtare e komunitetit të Bashkimit Europian.

“Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë time atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve.”-tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME