Categories Lajme

“Kam vrarë një njeri”/ 17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane

Një 17-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në policinë gjermane duke pranuar se kishte vrarë më plumb në kokë një person në Kaltenkirchen në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se i mituri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është dorëzuar në stacionin e policisë bashkë më avokatin e tij, për të rrëfyer krimin.

17-vjeçari shqiptar i çoi oficerët e policisë në orën 2:41 të mëngjesit të së shtunës së 25 nëntorit, pranë zonës ku kishte kryer krimin. Aty u gjet trupi i viktimës, i ekzekutuar me një plumb në kokë, në një zonë të vogël pyjore pranë një banje termale. Një gjyqtar lëshoi ​​një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.

Viktima dhe 17-vjeçari shqiptar, sipas Bild, ndoshta kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, mësohet se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Hetuesit flasin për “indikacione të një krimi në zonën e Uetersen” dhe janë në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë “vëzhgime të dyshimta” midis të martës dhe të shtunës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME