Categories Lajme

Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës, i cili ka marrë një nismë sa të veçantë aq edhe sensibilizuese.

Ai ka vendosur m të gjithë bakshishet që ka mbledhur bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së Musaen Zenelit, që humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se janë mbledhur 2.5 milion lekë bakshishe dhe sot në orën 12 do të shkojë t’ja dorëzoj nënës së tij.

Toska theksoi se të punosh kamarier në Shqipëri është paragjykim, por që sipas tij puna është nder. “Idea ishte për të kontribuar me familjen time dhe aty jam prek. Kam që 16-17 vjeç deri më sot që punoj. Sot kam një lokal timin.

Jam interesuar për familjen dhe do të shkoj t’ja çoj direkt në dorë të nënës së vetë. Fjala kamarier është përbuzje në Shqipëri sidomos, unë mbaj familjen time më këtë gjë. Më thonë ca punon kamarier, mbahen fëmijët me bakshish. Puna është nder.

Me kismet të madhit zot rreth orën 12 do shkoj t’ja dorëzoj nënës së tij. Kanë ardhur njerëz më kanë dhënë lekë me zarf, me lekë në dorë, unë nuk kam hap llogari, po më kanë pritur shumë mire”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME