Categories Lajme

Temperaturat në vend, sinoptikania Porja: Sot dita e fundit e të nxehtit afrikan, ja si do të jetë moti ditët në vijim

Sinoptikania Lajda Porja përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim. Vala e të nxehtit afrikan, sipas sinoptikantes, do të jetë dita e sotme (30.06.2021), pasi sipas saj, do të ketë një ulje relativisht të lehtë të temperaturave të paktën deri më 6 korrik.

Sipas sinoptikantes Porja, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë.

Gjithashtu ajo tha se temperaturat në ditët në vijim do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë. “Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura. Do të ketë rënie me 2 3 gradë në mëngjes, dhe 1 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik.

Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit, tha Lajda Porja. (BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME