Categories Lajme

“Kamera në çdo cep të territorit”, Rama ultimatum drejtuesve: 100 ditë kohë, asnjë ditë më shumë

Sistemi i kamerave që do të monitorojë çdo cep të territorit do të nisë të vihet në zbatim. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes me shefat e Komisariateve. Rama deklaroi se ky sistem do të nisë fillimisht të aplikohet monitorimi në rrugët kryesore dhe më pas të shtrihet në të gjithë vendit që policia të ketë 24 orë sy në çdo cep.

Ai u shpreh se në dispozicion të policisë do të vendosen edhe dronët superinteligjentë që do të japin informacion në kohë reale për çdo rrënjë kanabis, ndërtim pa leje, lëvizjesh mjetesh apo forcash kriminale, tokë bujqësore, lumë, pyll e kështu me radhë.

Një ultimatum Rama e pati për drejtuesit duke theksuar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë, për të çuar para drejtësisë “skifterët dhe çakenjtë që qytetarët të marrin frymë lirshëm”.

Ne jemi duke punuar që më në fund të realizojmë monitorimin me kamera të rrugëve kryesore dhe pastaj të shtrihemi në të gjithë territorin për t’i dhënë mundësi policisë të kenë në sy mbi territor 24 orë. Po ashtu shtrirjen e sistemi të kamerave të trupit, po ashtu edhe pajisjen apo vënien në dispozicion të dronëve superinteligjentë për monitorim nën stop të territorit që të japë informacion në kohë reale për çdo rrënjë k anabis, ndërtim pa leje, lëvizjesh mjetesh apo forcash kriminale, tokë bujqësore, lumë, pyll e kështu me radhë.

Edhe këtë ne duhet ta bëjmë. Prioriteti i fundit është vënia në përdorim me një standard tjetër me një teknologji më të avancuar dhe një protokoll më rigoroz i komisariatit digjital. Tani kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër. Që qytetarët çdo komisariat ta ketë në xhep. Ai do jetë syri juaj dhe partneri juaj. Këtu do përmend një element që është shumë shqetësues. Denoncimet për dhunë në familje.

Është shqetësuese që policia e shtetit ka ndjeshmëri të ulët ndaj këtij fenomeni duke shpërfillur britmat e grave dhe vajzave që d hunohen. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe d himbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe nesh. Duhet ndërtuar një rrjetë me personat përgjegjës, dhe jo një çështje mes çështjeve të tjera.  Çdo komisariat do ketë personat përgjegjës për dhunën në familje dhe çdo thirrje të trajtohet, dhe pastaj ato përfundojnë në tehun e sëpatës. Nuk mund të ketë. E mbyll aty ku e nisa për të thënë që pritshmëria është e lartë dhe ky fakt është shumë motivues, frymëzues dhe domethënës.

Aty ku është pritshmëria e lartë domethënë që ka besim që gjërat mund të bëhen. Sot pritshmëria është shumë e lartë nga unë, nga shumica e dalë nga zgjedhjet, nga të gjithë strukturat. Kësaj pritshmërie duhet t’i qëndrojmë përballë. 100 ditë kohë për ta rivënë trupën në angazhim total nga i pari te i fundit. Asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë më të lehtësuar. Të gjithë duhet të shkojnë para drejtësisë. 100 ditë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME