Categories Lajme

Kamerat filmuan personin me maskë, hyri në rrugicë kundravajtje dhe pasi iu afrua makinës së prokurorit…

Kamerat e sigurisë të zonës në lagjen “28 nëntori” në Vlorë kanë kapur një person të maskuar i cili shihet teksa i është afruar makinës së prokurorit Albert Kuliçi dhe dyshohet të ketë vendosur aty lëndën plasëse, që më pas hodhi në erë mjetin. Burimet nga grupi hetimor i posaçëm që u ngrit menjëherë pas ngjarjes, konfirmuan për “Panorama” se pamjet e kësaj kamera sigurie mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Në pamje duket një makinë e cila ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej parkuar makina me targë AA 583OO e prokurorit Kuliçi dhe prej saj zbret një person i maskuar. Ai i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit i cili ka shpërthyer disa sekonda më pas. Autori duket teksa rikthehet te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë.

***Tritoli i vendosur në makinën e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, duke ia shkatërruar plotësisht ka lidhje vetëm me detyrën që ai mban dhe asnjë konflikt tjetër personal dhe këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjykates Vlorë Skënder Haluci, i cili ka folur sot për mediat pas ngjarjes së rëndë. Burimet thanë se prokurori ne fjale ka hetuar ish kryebashkiakun e Vlores Shpetim Gjika, per ceshtjen e Parkimeve ne qytetin bregdetar. Ne ate kohe, ai ka kerkuar burgosjen e Gjikes ne gjykate. Nderkohe ka edhe ceshtje te tjera ne hetim, qe lidhen me pronat ne Vlore, nje ceshtje e nxehte ne kete qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME