Categories Lajme

Kamerierët braktisin Tiranën për Jugun për kushte më të mira: 12 mijë vende të lira pune në turizëm

Sezoni veror do të zhvendos drejt jugut kamerierët dhe kuzhinierët, të cilët pranojnë oferta me kushte dhe paga me të mira se kryeqyteti. Përfaqësues nga Shoqata e Restoranteve thonë se në sektorin e turizmit janë rreth 12 mijë vende të lira punë.

Eda Harka, prej dy vitesh punon si kameriere në një nga lokalet e Tiranës…

Nuk fiton shumë prej kësaj punë, por siguron vetëm jetesën e saj.

Eda Harka: Si kameriere kam shumë vite punë, por aktualisht kam dy vite pune pa u shkëputur fare nga puna. Mundësi të mirë nuk është se e shikoj këtë, por ideja se kjo është diçka minimale për të jetuar në Tiranë.

Por këtë verë ka vendosur të  shërbej në një restorantet në Sarandë.  Eksperienca, kushtet e mira të punës por edhe një pagë më shumë se dyfishi i asaj që merr në Tiranë e bindën të largohet për 5 muaj në jug.

Eda Harka: Atje na është ofruar ushqimi, akomodimi, ndoshta dhe mundësia për ndonjë bakshish më shumë që do të fitojmë atje me mundësitë që do jenë.

Me ato që do të fitojë shpreson që të investojë në diçka të mirë për veten e saj.

Eda Harka: Mendoj për veten time, diçka më shumë për veten. Mendoj të investoj si pjesë e një menaxhimi, por pse jo dhe një investim timin në biznes.

Puna sezonale në jug gjatë sezonit të plazhit, pritet të sjell vështirësi për Tiranës. Kujtim Dervishi, kreu i shoqatës së restoranteve, thotë se çdo vit kryeqyteti përballet me këtë situatë.

Kujtim Dervishi: Vërtet ka vështirësi, sepse njerëzit largohen. Sigurisht, Tirana është kryeqytet dhe i ka të gjitha mundësitë për sa i përket sigurimit të stafeve.

Edhe këtë sezon, turizmi pritet të  përballet me mungesë të stafit, janë rreth 12 000 vende të lira punë në këtë sektor.

Kujtim Dervishi: Afërsisht kërkohen rreth 10-12 mijë punonjës gjatë sezonit turistik, kryesisht kamerierë, kuzhinierë, edhe për sanitarë ka mjaft nevojë.

Në kushte të tilla, përfaqësues të bizneseve në këtë sektor kërkojnë mbështetje nga shteti për të  mbajtur gjatë të gjithë vitit staf të qëndrueshëm./Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME