Categories Lajme

Kammenos nuk ‘kënaqet’ me Kotzias, tani paralajmëron kryeministrin Tsipras

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos pas konfliktit me Nikos Kotzias që çoi në dorëheqjen e këtij të fundit ka paralajëmëruar edhe vetë kryeministrin Tsipras me largimin nga qeveria nëse kryeministri  dërgon në parlament marrëveshjen e Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Partia Grekët e Pavarur (ANEL) është një  kundërshtare e vendosur e marrëveshjes me Maqedoninë për emrin.

Kotzias dha dorëheqjen javën e kaluar pas një përplasjeje me Kammenos lidhur me marrëveshjen, por qeveria thuhet se kërkon të shmangë një përshkallëzim të tensionit.

Kammenos është nën presion nga ANEL që të largohet nga koalicioni, por këmbëngul se do të mbetet derisa marrëveshja të shkojë në Parlamentin grek për ratifikim.

“Kur marrëveshja të vijë në Parlament, ne do të tërhiqemi”, tha ai në një mbledhje të këshillit kombëtar të ANEL-it të dielën.

Pavarësisht kundërshtimit të ANEL ndaj marrëveshjes, qeveria duket e bindur se ka mbështetje të mjaftueshme për ta ratifikuar atë në Parlament.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME