Categories Lajme

Kamzë/ Miratohet paketa fiskale, hiqen tarifat për të dëmtuarit nga tërmeti

Këshilli Bashkiak Kamëz miratoi sot Paketën Fiskale të bashkisë Kamzë. Kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli njoftoi se u miratua sot në Këshillin Bashkiak ka miratuar sot Paketën Fiskale të Bashkisë Kamzë duke u mbështetur në 3 shtylla kryesore: Taksim i Drejtë. Transparencë ndaj qytetarëve dhe biznesit. Krijimi i hapësirave të barabarta për bizneset dhe qytetarët”.

Suli shton se “Me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë, duke sjellë ndryshimet e mëposhtme: Kemi hequr tarifat bashkiake për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit. Kemi hequr tarifën prej 0.7% të investimit për legalizimet për objektet e banimit. Kemi ulur në 50% tarifat për çdo biznes të ri, të hapur nga kryefamiljarët femra dhe të rinjtë. Janë ulur tarifat familjare për pensionistët. Janë ulur tarifat për institucionet arsimore jopublike dhe bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime. Është hequr tarifa abuzive 10.000 mijë lekë të reja e punimeve për rifiniturat e brendshme(neni 6)

“Me anë të këtyre ndryshimeve synojmë të kemi më shume shërbim dhe më shumë përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë”, shprehet ai. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME