Categories Lajme

Kanabis – Ç’mitizim dhe ekonomizim! A duhet të trembemi nga legalizimi i kanabisit në Shqipëri?

Nga Ilir Metaj

Kemi në duar për vlerësim, gjykim dhe vendimmarrje një projektligj, që vjen si propozim i Keshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabis dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Së pari, nga materialet që na janë vënë në dispozicion, vërej se ky projektligj ka ndjekur të gjitha fazat e konsultimit me ekspertizën përkatëse kombëtare dhe nderkombetare, si edhe ate të konsultimit me publikun e gjerë dhe grupet e interesit.

Propozuesit kanë bërë të gjitha përpjekjet, për të njohur përvojat nderkombetare të ngjashme me qëllimin, që kjo iniciative ligjore, ka marrë përsipër të arrijë në shërbim të interesave të ekonomisë shqiptare, të shëndetit të njeriut, eficencës së tregjeve, por edhe të sigurisë dhe kontrollit mbi territorin shqiptar.

Kjo ka bërë që në këtë projektligj, të përfshihen si pjesë harmonike të gjithë aspektet që shoqërojnë proceset, prej hyrjes së kontrolluar në këtë industri deri tek dalja po ashtu e kontrolluar, në rast të zgjerimeve përtej të drejtave, që licencimi qartësisht përcakton.

Nga ana tjetër, grupi i punës, ka përfituar nga njohja me gabimet e evidentuara në përvojat e vendeve që e kanë shkelur këtë rrugë përpara nesh, duke i shmangur ato nga ky draft.

Ky propozim ka një të veçantë, ai rregullon një treg që është konsideruar tabu, e si i tille kërkon një kurajo të madhe legjislative për të çelur debatin e për të guxuar të ndajë të shëndetshmen nga kriminalja, legjendën nga e vërteta, te shkuarën nga e ardhmja.

Por qeveria socialiste ka vendosur t’i dalë përpara kësaj tabuje, t’a analizojë me kurajo, per t’a ç’mitizuar, e të vijë përpara shqiptarëve duke i propozuar pikërish: ç’mitizim dhe ekonomizim.

Dhe kur bëhet fjalë për një mundësi shërbimi ndaj industrisë së shëndetit dhe ekonomizim të kësaj mundësie, përgjigja jonë është gjithmonë: Po!

Ne jemi mendjehapur të zhvillojmë ekonominë shqiptare duke lejuar e promovuar çdo industri, që respekton ligjet, praktikat më të mira botërore, që respekton mjedisin duke qenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm, dhe që përmes, biznesi shqiptar, mund të gjejë tregje brenda dhe jashtë vendit.

Ne jemi vend i vogël, e si i tillë nuk e kemi luksin të mbetemi peng i perceptimeve dritëshkurtra, por kemi vullnetin të marrim pjesën që mundemi, në zinxhirin global të vlerës së shtuar.

Projektligji duket se bën mirë këtë.

Ai eshte organizuar ne 10 krerë dhe 44 nene, duke rregulluar në detaj çdo fazë të procesit të kultivimit të bimës së kanabisit, përpunimit industrial dhe mbikëqyrjes së procesit, deri në tregtimin e produktit të gatshëm për përdorim mjekësor apo industrial.

Kështu, ky projektligj:

-sanksionon çfarë nuk lejon dhe ndaj është e ndaluar, duke mos lënë vend për paqartësi, ekuivok apo hapesirë boshe që mund të shfrytëzohet nga krimi,

-sanksionon strukturat institucionale shteterore që kanë për detyrë të menaxhojnë dhe kontrollojnë proceset. Keshtu rregullohet me ligj ngritja, funksionimi dhe mandati i Agjencisë Kombetare të kontrollit dhe monitorimit,

-sanksionon që ky treg, nuk është një treg i hapur pa barriera hyrëse. Të gjithë subjektet e interesuar hyjnë në këtë treg përmes një procedure licencimi që merr parasysh kriteret financiare dhe të përshtatshmërisë,

-sanksionon të gjitha kërkesat dhe rregullat për t’u respektuar gjatë kultivimit, vjeljes dhe përpunimit të lëndës së parë, duke perfshirë imtësisht procesin e shënjimit dhe gjurmimit,

-dhe, sidomos, sanksionon ndëshkimin dhe nxjerrjen e detyruar nga tregu nëse ky Ligj, dhe aktet e tjera që do burojnë prej tij, nuk do të zbatohen.

Për të gjitha këto arsye, dhe duke patur mbështetjen e publikut të gjerë dhe grupeve të interesit, të evidentuara këto me të gjitha metodat e konsultimit publik dhe teknik, (dhe këtu kam parasysh qe nga Keshillimi Kombetar, komunikimi përmes kanaleve elektronike, takimet në tryeza të ngushta dhe të zgjeruara, ekspertët ndërkombëtarë dhe sugjerimet e përfaqësuesve nderkombetarë rezidentë në Shqiperi) si dhe mbas reflektimit të të gjitha vërejtjeve dhe sugjerimeve, siç shihen në materialin bashkëlidhur propozimit, une ju ftoj ta mbështesim këtë Projektligj.

Sot jemi këtu për të bërë një Ligj të mirë për vendin, një ligj që të lerë sa më pak hapësira për abuzim dhe përfitim kriminal.

Dhe une jam i bindur, që ky draft, e përmbush këtë synim.

Nesër do jemi këtu për të kërkuar llogari e verifikuar si është bërë zbatimi i këtij Ligji. Dhe une jam po ashtu i bindur, që do e përmbushim mirë edhe këtë synim.

Se ligji ka premisa të jetë i mirë. Por, i mirë bëhet kur zbatohet ashtu si ka qenë vullneti i ligjvënësit.

Dhe vullneti ynë është i qartë:

synon mbylljen e çdo shtegu nga ku mund të hyjë krim, dhe hapjen e çdo dritareje nga ku mund te hyjë shëndet dhe prosperitet.

*Relacioni që mbajti deputeti Ilir Metaj, në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbrojtje të projektligjit:”Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME