Categories Lajme

Kanada/ Pesë të vrarë nga të shtënat në Toronto

Pesë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur të dielën mbrëma, gjatë të shtënave në qytetin Toronto të Kanadasë, konfirmoi policia.

I dyshuari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, tha shefi i policisë Jim MacSween. Ai tha për mediat se të shtënat ndodhën në një ndërtesë banimi.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është “në gjendje serioze”, tha policia.

Policia tha se ishte thirrur për t’iu përgjigjur incidentit në orën 19:20, sipas kohës lokale.

“Kur oficerët arritën, ata u përballën me një skenë të tmerrshme, ku një numër personash kishin vdekur”, tha MacSween për gazetarët.

“Policët hynë në ndërtesë dhe u përballën me situatën. Mund të konfirmojë se një polic ka përdorur armën e zjarrit dhe si rezultat është vrarë edhe sulmuesi”, shtoi ai.

Policia në Kanada tani po heton motivin e kësaj ngjarjeje, nëse ka ndonjë lidhje mes viktimave dhe të dyshuarit. I dyshuari, që nuk është identifikuar, sipas policisë ishte 73-vjeçar.

Ndërtesa e banimit ku ndodhi sulmi, gjendej afër 30 kilometra në veri të Torontos. Sipas autoriteteve, viktimat u gjetën në banesa të ndryshme të ndërtesës.

Kanadaja ka regjistruar një rritje të dhunës me armë zjarri. Në prill të vitit 2020, një person i veshur me rroba të policisë vrau 22 persona në Nova Skoshia. Ky ishte incidenti më i rëndë me armë zjarri në këtë shtet.

Po ashtu, në shtator të këtij viti, një person vrau 11 vetë dhe theri me thikë 18 të tjerë në komunitetin indigjen të Saskatçuanit. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME