Categories Bota

Kanadaja do pranojë 1 milion emigrantë gjatë viteve të ardhshme

“Ju kujtohet kur thonit se do të donit të shkonit në Kanada?”– Kështu thuhet në një artikull të CNN, sot. – Tani është koha më e mirë për të bërë gati plaçkat. Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milionë banorë të përhershëm në tre vitet që vijnë. Kjo përbën afro 1% të popullsisë së vendit në vit. Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në 2017-ën dhe projektohet që ky numër do të arrijë në 350 mijë lëtë vit. Dhe 360 mijë në vitin 2020. Dhe 370 mijë në vitin 2021.

Janë shumë emigrantë, apo jo?! “Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”, tha Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen. Vetë ministri Hussen, një emigrant nga Somalia, tha se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së plakur të Kanadasë dhe në nivelin e lindjeve, duke rritur fuqinë e saj punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë nga banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtete të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit. Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017, shkruan “CNN”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME