Categories Lajme

Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s? Akademikja gjermane: Rama do të pasojë Jens Stoltenberg

Një deklaratë e bujshme po qarkullon me shpejtësi në mediat shqiptare. Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Twitter, thotë se kryeministri Edi Rama do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas saj, SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Sipas saj, kandidatët janë Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.

Nuk është e qartë nëse ky pretendim i Starikov është i vërtetë. Ende nuk ka një reagim nga kryeministri Rama.

Megjithatë, kjo do të ngrinte shumë pikëpyetje se kush do ta pasojë Ramën në Partinë Socialiste dhe mes kujt do të jetë gara për kryeministrin e ardhshëm.

Suzana Stariikov është një studiuese e komunikimit, ndërsa njihet për botimet e saj për politikën e jashtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME