Categories Lajme

Kandidate e PS në zgjedhje, Luljeta Bozo: S’jam anëtare e asnjë partie

Pasi pranoi ftesën e kryeministrit për të qenë pjesë e listave të Partisë Socialiste, inxhinierja Luljeta Bozo ka deklaruar se propozimi e ka befasuar pasi nuk është anëtare e asnjë partie politike.

“E para, propozimi më befasoi të them të drejtën se nuk jam mësuar, as kam qenë ndonjëherë, as më ka shkuar në mendje që të jem pjesëtare në këto lloj forumesh. E dyta, jam person i pavarur nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Dhe propozimi në fakt mua më befasoi, por njëkohësisht më dha një kënaqësi në kuptimin që më vlerësoi, jo vetëm opinioni i gjerë kudo, njerëz të njohur e të panjohur aq sa kam pasur mundësi të jap kontributin tim për të lehtësuar dhimbjet edhe stresin që kaluan njerëzit nga tërmeti.

Por që paskan konsideratë edhe instancat e larta, instancat që drejtojnë vendin. Kështu që duke u nisur nga dëshira e shumë njerëzve që e kanë shfaqur këtë që duan të kenë zëra të tillë që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe propozimi që më është bërë z.Rama. Unë hezitova çik në fillim të them të drejtën, por pastaj e dhashë miratimin tim”, tha Bozo. Më tej Bozo ka deklaruar se ftesa nga kryeministri i është bërë në një takim ku ishte ftuar për të diskutuar për problemet e rindërtimit.

“Jo nuk kërkon ndonjë gjë specifike. Në fakt më kishin ftuar në një takim që ishte për të diskutuar për problemet e rindërtimit të vendit që filloi me dëmet e tërmetit, por që nuk mbaron me dëmet e tërmetit dhe pastaj në diskutim e sipër më erdhi dhe propozimi. Jo nuk më ka kërkuar ndonjë gjë, më kërkon vetëm që unë atë mendim që kam ashtu si e kam ta shpreh dhe t’i shërbej sa më shumë njerëzve. Kjo është e gjitha, nuk ka gjë tjetër”, tha Bozo në një intervistë në Klan news.

E pyetur nëse do të jetë vetëm në listën e kandidatëve të PS apo do të jetë edhe anëtare e Partisë Socialiste, Bozo është përgjigjur: “Jo, unë do të jem vetëm në listën si kandidate për deputete. Nuk jam anëtare e asnjë partie. Rëndësi ka që të punosh, të kontribuosh për vendin tënd dhe popullin tënd dhe të lësh një gjurmë mbrapa. Se je socialist, se je demokrat, nuk ka rëndësi, je shqiptar. Kaq, mbaroi puna.”/Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME