Categories Lajme

Kandidatja Pranvera Resulaj takim në lgj.”29 Nëntori”, Resulaj ka sjellë në vëmendje politikat fiskale të qeverisë ndaj biznesit të vogël

Kandidatja Socialiste Pranvera Resulaj takim në lgj.”29 Nëntori” Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit kandidatja socialiste në Qarkun e Vlorës Pranvera Resulaj, shoqëruar nga prefekti i Qarkut Flamur Mamaj është ndalur në lagjen “29 Nëntori”.

Të pranishëm përfaqësues të biznesit dhe pedagogë të Universitetit, banorë të kësaj lagjeje. Kandidatja Resulaj ka sjellë në vëmendje politikat fiskale të qeverisë ndaj biznesit të vogël me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Edhe pse ky mandat u shoqërua nga ngjarje të tilla si tërmeti dhe pandemia,ekonomia qëndroi në këmbë ,u shpreh kandidatja Resulaj .

Me figura si kandidatja Pranvera Resulaj ,dalluar në fushën akademike dhe në drejtimin e administratës,ne prezantojmë listën fituese në Vlorë,është shprehur prefekti Mamaj ,i cili edhe njëherë ka ftuar të pranishmit të votojnë Ps,nr 12 dhe Edi Ramën në 25 prill . Në mbështetje të kandidates socialiste ,të pranishmit konfirmuan votën për Partinë socialiste dhe Edi Ramën për vazhdimësinë edhe të reformave në ekonomi.

Një pjesë e mirë e jetës sime lidhet me biznesin , si pedagoge dhe si pjesë e administratës tatimore. Faleminderit miqve nga biznesi dhe kolegëve të Univeristetit “Ismail Qemali” dhe “Pavaresia” që u bashkuan me mua!

Reformat dhe më tej lehtësitë fiskale, kanë treguar që për Partinë Socialiste biznesi është shtylla e ekonomisë. Por sot pata edhe një surprizë sa të bukur dhe të dhimbshme! Ledia, vajza e mikut të dashur dhe profesionistit të shkëlqyer Petrit Llapi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh, mori pjesë që ai të më mbështeste edhe këtë herë sikur gjithnjë bënte! Ledia e dashur, faleminderit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME