“URA E PROKOPIT”
Kanë filluar punimet e mirëmbajtjes / restaurimit / konsolidimit, në një tjetër objekt monument kulture Kat. I-rë, Ura e Prokopit, ndodhur në Bashkinë Himarë, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2022.
Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes / restaurimit/ konsolidimit, kryesisht konsiston në:
– Pastrim nga bimësia e lartë;
– Konsolidim i muraturës së urës nëpërmjet plotësimit të fugave;
– Restaurim i shtresës së kalldrëmit;
– Pastrim i fasadës nga pluhuri dhe depozitimet;
– Vendosje gabionash për mbrojtjen e bazamentit të urës;
– Qepje e çarjeve të urës me shufra inoksi të injektuara me llaç çimento;
– Vendosje tirantash tërthor për përforcimin e strukturës së urës, etj…
Për vet rëndësinë arkitektonike dhe historike që mbart kjo Urë, e shek. XVIII, me gjatësi 17.5 m, gjerësi 3.8 m, hapësirë drite të harkut 6 m, e cila emrin e ka vet e ka marrë prej Kishës që ndodhet në afërsi të saj, Kisha e Prokopit, brenda muajt Nëntor ajo do të jetë plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet natyrore / kulturore të ndodhura në Bashkinë Himarë.