Categories Kulture, Lajme

Kaninë, punime restauruese në Teqe dhe Tyrbe/ Drejtori i DRKK Vlorë për ATSH-në: Monumente kulture me rëndësi historike

Në fshatin e Kaninës, 3 km larg qytetit bregdetar të Vlorës, i njohur për bukurinë e tij dhe pamjen mahnitëse, ndodhen një sërë monumentesh kulturore.

Dy ndër këto monumente janë Teqeja dhe Tyrbja e Kaninës, në të cilat po vijojnë punimet restauruese, që po realizohen nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në kuadër të projektit “MileSTONES III” të mundësuar nga programi Interreg IPA CBC Greece-Albania 2014-2020.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orgest Feimi, tha për ATSH-në se “projekti “MileSTONES III” konsiston në restaurimin e teqes dhe tyrbes së fshatit Kaninë në Vlorë, konsolidimin dhe restaurimin e murit jugor të kalasë së Kaninës si dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm duke përdorur potencialin e Trashëgimise Kulturore të zonës”.

“Konkretisht është vendosur struktura e çatisë në teqe, janë rregulluar të gjitha pjesët e dyerve dhe harqeve të dritareve, si dhe është kryer kosnolidimi i brendshëm te fugatimi i pjesëve të dëmtuara gjatë kohës”-, theksoi Feimi. Sipas tij, edhe tek Tyrbja po punohet për plotësimin e kupolës dhe konsolidimin e saj.

“Pjesë e projektit është edhe rehabilitimi i murit jugor, ku  është ngritur pjesërisht skeleria për plotësimin dhe konsolidimin e murit jugor të kalasë së Kaninës”, – tha Feimi. Ai bëri të ditur se deri tani janë kryer rreth 40% e punimeve, ndërsa pritet të përfundojnë në fund të janarit 2021.

Teqeja e Kaninës apo Teqeja e Haxhi Bektash Veliut, ndodhet në qendrën e fshatit. Ndërtimi i saj lidhet me emrin e kryeadmiralit të flotës turke, Sinan Pashës, që u vendos në Vlorë dhe Kaninë në fillimet e shek. XVI, pasardhësit e tij janë pinjollët e familjes së famshme të Vlorajve.

I pari që e përmend këtë fakt është udhëtari turk Evlija Çelebi, që vizitoi Kaninën në mesin e shek. XVII. Sipas tij, ”Teqeja e Haxhi Bektash Veliut, është me emër në mbarë Turqinë, Arabinë dhe Persinë.

Pranë teqesë është varrosur bamirësi dhurues i saj Gazi Sinan Pasha, së bashku me njerëzit e familjes dhe shpurës së tij”. Albanologu John Georg Von Hahn, aty nga viti 1848, shkruan se varri i Sinan Pashës ndodhet pranë kësaj teqeje dhe është objekt pelegrinazhi i besimtarëve nga vise të ndryshme të Turqisë.

Tyrbja e hershme e Sinan Pashës, e ngritur në fillim të shek. XVI pranë teqesë, tashmë nuk ekziston. Të dhëna me rëndësi për tyrben, teqenë dhe një skicë për të, gjenden në studimin e Eqerem bej Vlorës për Kalanë e Kaninës. Në këtë teqe u varros dhe kryeministri i fundit i Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlora.

Edhe Ismail Qemali, pas vdekjes së tij në rrethana të mistershme në Peruxhia të Italisë, u varros fillimisht në këtë vendvarrim dhe rreth vitit 1932, u vendos që eshtrat e tij të prehen në vendin ku ishte ngritur flamuri në qendër të Vlorës, ku dikur ngriheshin sarajet e familjes së tij. Ky objekt ka rëndësi historike pasi ka shërbyer si varrezë e personaliteteve të familjes Vlora. Në vitin 2014 pranë Teqesë u varrosën eshtrat e Eqerem Bej Vlorës. Teqeja e Kaninës u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë me vendim nr. 688, datë. 24. 01. 2006.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME