Categories Lajme

Kanosi me pistoletë dy të rinjtë për pronën, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi janë konflikuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar dhe pa proceduar dy të tjerë, pasi janë konflikuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

21-vjeçari është arrestuar pasi ka kanosur me armë zjarri një nga dy të rinjtë, përkatësisht , shtetasin E. Ç., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trinom”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive të dobëta, mes 3 shtetasve.

Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e 21-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit mes disa shtetasve, gjatë të cilit njëri nga shtetasit kishte kanosur me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trinom”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.

Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME