Categories Lajme

Kantieri në fazë përmbyllëse/ Aeroporti i Kukësit, operacional në pranverë 2021

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se aeroporti i Kukësit do të jetë operacional në pranverë 2021.

Në konferencën e përjavshme për shtyp me fokus te ekonomia, Kryeministri nënvizoi se krahas kantiereve të infrastrukturës rrugore ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale.

Rama u ndal te kantieri i aeroportit të Kukësit, ku sipas tij, “po bëhet një punë e  jashtëzakonshme e përditshme me orë të zgjatura”.

“Tanimë i gjithë aeroporti i ri ka filluar të marrë një formë edhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe mundësisht fillimi i operimeve do të kërkojë edhe disa muaj. Jemi duke punuar çdo ditë”, tha Rama.

Rama theksoi se “do ta përmbushë objektivin që 120 vota për PD-në t’i sjellë me avion nga Londra”.

“Do të përzgjidhen mes atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë aeroportin e Kukësit. I ftoj të grumbullojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë dhe u tallur intensivisht. Kush do të shajë më shumë fiton një udhëtim falas. 120 vota me fluturim falas, ky është objektiv shpresoj ta realizojmë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME