Categories Lajme

Kantina “Bejko” në Përmet, prodhon rreth 100 mijë litra verë në bashkëpunim me 40 fermerë të zonës

Marsel Bejko është një nga shembujt e punës në vend, ka ngritur prej 10 vitesh kantinën “Bejko”, ku prodhon verë me rrush autokton si “Debina e Bardhë”, “Sheshi i Bardhë” dhe “Kallmeti”. Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga puna në këtë kantinë, e cila është përfituese dy herë e mbështetjes nga qeveria, prej vitit 2018 nga Skema Kombëtare, tani edhe përfitues i skemës së IPARD.

“Mbështesim këtë biznes për të rritur kapacitetin e prodhimit, numrin e punonjësve dhe cilësinë e produktit. Mesatarisht në vit Marseli prodhon rreth 100 mijë litra verë, në bashkëpunim me 40 fermerë të zonës, të cilëve iu blen rrushin për të prodhuar verën që shitet kryesisht në tregun shqiptar”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama shprehet se “vera e prodhuar në vend ka pasur një rritje me 25 mijë hektolitra”.

Kantina “Bejko” ndodhet buzë rrugës nacionale, në fshatin Piskovë, Përmet. Në mes të vreshtave të njohura të Piskovës, konstruktuar në vazhdimësi të kantinave tradicionale, ofron prodhime tipike me cilësi. Pas një aktiviteti shumëvjeçar Bejko është konsoliduar në rrjetin tregtar në të gjithë vendin nëpërmjet cilësisë dhe sasisë së prodhimit. Përpunimi i rrushit, prodhimi i verës dhe ruajtja në kantinë bëhet në kushte natyrale. Varietetet e rrushit që përpunohen janë të grumbulluara në rrethin e Përmetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME