Categories Lajme

Kaos në drejtësia, Arta Marku s’ka fonde për pagat e Policisë Gjyqësore

Prej këtij muaji pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë rritur sipas paketës së reformës në drejtësi, ndërkohë ligji në fuqi për policinë gjyqësore parashikon se paga e efektivit të kësaj strukture është sa 70% e rrogës së prokurorit. Përballë këtij fakti, Prokurorja Arta Marku ka kërkuar mendim dhe informacion nga prokuroritë e Shkallës së Parë dhe Apelit në rrethe në lidhje me rritjen e pagave të oficerëve të policisë gjyqësore duke nisur nga 1 janari 2019.

Me datën 18 janar 2018, me një shkresë zyrtare kryeprokurorja Arta Marku kërkoi mendim sesi duhet vepruar në kushtet kur pagat e prokurorëve do të jenë mbi 200 mijë lekë të reja që nga fillimi i këtij viti.

Zyrat e Financës në disa prej prokurorive kanë përllogaritur numrin e OPGJ që kanë në organikë dhe kanë përcjellë të dhënat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Duke qenë se ligji që është aktualisht në fuqi për policinë gjyqësore nuk përcakton një shifër konkrete por vetëm në termin se paga e OPGJ është sa 70% e pagës së prokurorit, rritja duhet të përfshijë edhe policinë gjyqësore.

Në një përllogaritje të thjeshtë, paga mesatare e prokurorëve deri në 31 dhjetor 2018 ishte 131 mijë lekë ndërsa paga mesatare e OPGJ-ve bazuar në llogaritjen me 70% ishte 85 mijë lekë. Por pas datës 1 janar 2019, duke qenë se prokurorët do të marrin mbi 200 mijë lekë në muaj, paga e OPGJ-ve duhet të jetë 140 mijë lekë. Edhe në draftin e ri që po diskutohet dhe pritet të miratohet në parlament, paga e oficerëve të policisë gjyqësore është përcaktuar në masën 70% të rrogës së prokurorëve.

Prokuroria e Përgjithshme tha për Ora News se efekti financiar është parashikuar në buxhetin e këtij viti por burime nga prokuroritë e rretheve thanë se nuk janë në dijeni të këtij fakti, madje edhe të dhënat që kanë dërguar në qendër i kanë përllogaritur me pagat e vjetra.

Organi i akuzës tha se kryeprokurorja Marku ka kërkuar mendim nga drejtuesit e prokurorive në rrethe pasi nuk ka atribute për të detajuar buxhetin e këtyre institucioneve. Në shkresën e kryeprokurores thuhet se situata ka nevojë për interpretim pasi veç ligjit në fuqi për policinë gjyqësore, nuk ka asnjë akt tjetër juridik që ndihmon për qartësimin e situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME