Categories Lajme

Kapen 65 kg lëndë narkotike në Fier, vihet në pranga 28-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një sasi prej 65 kilogram kanabisi është kapur në Lushnje. Gjatë operacionit policor antidrogë ”Shtegtimi” Policia ka pikasur drogën si dhe ka arrestuar një person nga Bulqiza. I arrestuari eshte Nevruz Çoku nje 28 vjecar nga Bulqiza. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe një tjetër 45- vjeçar po nga Bulqiza. Këta të dyshuar e kishin fshehur dhe e mbanin drogën në një ambient të marrë me qera në Savër të Lushnjes. Kurse në pranga ka rënë një tjetër person që është i dyshuar për një tentativë kultivimi kanabisi në Fermë Çlirim të Fierit.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë. Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME