Categories Lajme

Kapen 657 kilogramë në port! Policia: Ishte e fshehur në 20 çanta sportive

Forcat doganiere kapën rreth 657 kilogramë kokainë në portin e Antwerp-it. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga shërbimi federal i financave, ndërsa raportojnë se droga është pikasur të mërkurën në port. Droga, e fshehur në njëzet çanta sportive, ishte në një kontejner që mbante pjesë metalike. Kontejneri erdhi nga Brazili, sipas Ministrisë së Financave. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 32 milionë euro. Për momentin nuk dihet se cilët janë porositësit e trafikut të kokainës.

Kujtojmë se Antwrpi është bërë një nga portat hyrëse më të mëdha të kokainës nga Amerika Latin drejt Europës.Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e  Jugut.Mediat vendase përmendin edhe klanet shqiptare që kohët e fundit janë fuqizuar së tepërmi. Kujtojmë se pak ditë më parë në Antwerp u vra Bleder Muça. Për vrasjen e tij po hetohet e shkuara kriminale në Shqipëri por edhe lidhja e tij me trafikantë të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME