Categories Kuriozitete

Kapen 8 sinjale të reja misterioze nga hapësira, dyshohet se mund të jenë jashtëtokësorë

Astronomët kanë hasur disa në sinjale radio që dukej se prodhoheshin nga alienë inteligjentë. Duke i analizuar me kujdes, u zbulua se ato kishin një burim natyror. Tani, falë një algoritmi të ri të trajnuar nga inteligjenca artificiale, janë kapur 8 sinjale me interes të madh. Zbulimi u bë nga ekspertë, të udhëhequr nga Peter Ma i Universitetit të Torontos, të cilët po përdornin algoritmin për të vëzhguar 820 yje në një zonë të hapësirës që më parë mendohej se nuk kishte ndonjë aktivitet të mundshëm jashtëtokësor.

Puna e tyre, e botuar në Nature Astronomy, u krye në bashkëpunim me SETI (organizata private shkencore, qëllimi i së cilës është kërkimi i jetës inteligjente jashtëtokësore përmes programeve kërkimore ndërkombëtare për sinjale të mundshme të prodhuara nga alienët inteligjentë), projektin Breakthrough Listen dhe institucione të tjera kërkimore në fushën e kërkimit të radioastronomisë për të gjetur mesazhe jashtëtokësore.

Steve Croft, një nga drejtuesit e projektit Breakthrough Listen të Teleskopit Green Bank, shpjegoi: “Problemi kryesor është të shikojmë nëpër kashtën e yjeve dhe sinjaleve të radios që na rrethojnë, për të gjetur gjilpërën që mund të jetë një transmetim nga një botë aliene. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e sinjaleve të marra nga teleskopët tanë vijnë nga teknologjia jonë, satelitët GPS, telefonat celularë dhe të ngjashëm. Algoritmi i Peter Ma ofron një mënyrë më efektive për të filtruar këtë.”

“Në total, ne kërkuam 150 terabyte të dhëna të mbledhura nga 820 yje aty pranë. Ky është i njëjti grup të dhënash i studiuar në 2017 me teknikat klasike. Në atë kohë arritëm në përfundimin se nuk kishte sinjale interesante. Tani po e çojmë këtë përpjekje kërkimi në një milion yje, falë teleskopit MeerKAT”, theksoi Croft.

Këto tetë sinjale që duket se vijnë nga drejtimi i pesë yjeve në një hapësirë ​​që përmban 820 yje, të cilët ndodhen midis 30 dhe 90 vite dritë larg, nuk janë përsëritur. Kjo nuk na lejon të themi me siguri absolute se janë sinjale inteligjente.

Astronomët duhet t’i dëgjojnë edhe një herë për të përjashtuar 100 për qind se nuk është ndërhyrje në Tokë, por kjo tregon se sa jetik është algoritmi i ri për të gjuajtur qytetërimet aliene.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Maj 2024

Dashi Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

ZBULIMI/ Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e mënyrës se si 31 piramida, përfshirë kompleksin e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME