Categories Lajme

Kapen dy hajdutët, Ja me çfarë ishin të “fiksuar”

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh. Sipas policise, njëri prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Ne pranga u vune shtetasit Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

NJOFTIMI  , Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë. -A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.; – Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor; – Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME