Categories Lajme

Kapen veshje kontrabandë, arrestohen dy persona në Korçë

Dy persona janë arrestuar në Korçë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen për kontrabandim të veshjeve. Policia e Korçës thotë se në pranga u vunë shtetasit I.M., 53 vjeç dhe S.N., 37 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.A., 45 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.Ç., 41 vjeç, banues në Korçë.

“Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lagjet nr.17 dhe nr.18, në Korçë, në mjetet tip “Setra” dhe “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasit M.A., dhe F.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme konfeksionesh që iu përkiste dy shtetasve të arrestuar, pa dokumentacionin përkatës, e cila dyshohet të ketë hyrë në territorin shqiptar duke shmangur kontrollin dhe procedurat e rregullta doganore”, thuhet në njoftimin e policisë. Konfeksionet do të transportoheshin drejt qytetit të Tiranës, me qëllim shitjen e tyre. Policia po punon për kapjen e shtetasit M.A., dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME