Categories Lajme

Kapet 150 mijë euro kokainë, gati për shitje

Tre persona, një italian dhe dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Ata u kapën në flagrancë teksa po trafikonin lëndën narkotike. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit “Fantabosco”.

Gjatë ndalimit të tre personave, atyre iu është gjetur edhe kokaina ndërsa prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për identifikimin se prej nga furnizoheshin të arrestuarit.

Policia vuri në pranga 29-vjeçarin italian ku pas kontrollit në shtëpi, iu gjetën rreth 130 gr. kokainë, një shufër precize dhe shënime të shkruara me dorë që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme.

Hetimi i mëpasshëm u fokusua në dy shtetas shqiptarë të moshës 43 dhe 57 vjeç, të dyshuar për përdorim të sasive të mëdha të kokainës.

Shërbimet e shumta të përndjekjes bënë të mundur dokumentimin, gjatë një takimi kalimtar mes të dyve, që u zhvillua në periferi të qytetit të Cuneos, ku me shumë gjasa kishin si synim shkëmbimin e lëndës narkotike.

Policia italiane kontrolloi edhe shtëpinë  57-vjeçarit, ku gjeti lëndën narkotike të llojit kokainë prej 1150 kilogramë të fshehura në një kuti si dhe 20 mijë euro të gjitha në kartëmonedha 100 ose 50 euro, të cilësuara si të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të kokainës. Nëse kokainë e kapur do të hidhej në treg ajo do të kapte një vlerë me 150 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME