Categories Lajme

VIDEO/ ”Kujtuat se ma hodhët mua?”, drejtori i shkollës në Kamëz dhunon nxënësit: Shihni momentin kur gjuan me shpulla…

Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka. Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës.

”Kujtuat se ma hodhët mua?,”- dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje. Pavarësisht se gazetarët e presin për gati një orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini.

“Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë Imeraj. Marrë nga Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME