Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje një person me biçikletë ditën e djeshme. I arrestuari është shtetasi me iniciale G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.
“Ai, ditën e djeshme (25.04.2020) rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë” njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.