Categories Lajme

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së Prekë Tonajt, policia: Shkak për ngjarjen, gjakmarrja!

Eduart Kësolla, 30 vjeç, është autori i dyshuari i vrasjes së Prekë Tonajt mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Pa kaluar ende 24 orë, policia ka mundur ta identifikojë dhe ta verë në pranga të riun. Në një njoftim për mediat, autoritetet saktësojnë pistën që u dyshua që në fillim: motiv për vrasjen është pikërisht gjakmarrja.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje”

Pamje nga vendi i ngjarjes

47-vjeçari Tonaj ndodhej i ulur lokal, kur 30-vjeçari lëshoi breshëri plumbash mbi të. Viktima ishte punonjës i Ujësjellës Kanalizime dhe ishte baba i 4 fëmijëve.

Hetimet për vrasjen e Tonajt u përqendruan menjëherë tek gjakmarrja. Kjo pasi në vitin 2011 ai bashkë me babain e tij tentuan të kryenin një vrasje, por ngjarja u parandalua.

Ata donin të merrnin hakun e vëllait të viktimës i cili ishte vrarë vite më parë. Po ashtu Prekë Tonajt i kishte vdekur edhe një vëlla tjetër në burg.

Gazetarja Emi Kalaja bën të ditur se historia e gjakmarrjes mes dy familjeve nis që në kohën e komunizmit.

30-vjeçari Eduart Kësolla është djali i Pal Kësollës. Gjatë kohës së komunizmit, ky i fundit vrau në burg në burg Nikollë Tonajn. Vrasja tjetër do të ndodhte në vitin 1996. Fisi Tonaj do të vriste pikërisht Pal Kësollën. Mbrëmjen e djeshme, duket se djali i tij mori gjakun e të atit./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME