Categories Lajme

Kapet ‘Fantazma’, shqiptari që terrorizoi Gjermaninë dhe Francën

Një 38-vjeçar u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë franceze dhe gjermane. Sipas gazetave gjermane, ai kishte kryer qindra vjedhje në Gjermaninë Jugperëndimore. Policia e Maincit tha se ai ishte kthyer në hajdutin e banesave më të kërkuar. Shqiptari vidhte bizhuteri, telefona, por edhe para cash. Policia tha se në historinë e tyre nuk kanë ndonjë autor me kaq shumë gjurmë ADN-je sa ai. Shqiptari ndiqte të njëjtin model për vjedhjet. Ai hapte dritaret e shtëpive. Banorët shpesh ishin brenda ose në gjumë gjatë kohës së krimit. Në disa raste, ai vidhte deri në gjashtë banesa në një natë.

Kaq i frikshëm ishte bërë shqiptari, sa hetuesit e etiketonin me emrin ‘Fantazma’. Por kur e zhvendosi aktivitetin në Francë, policia e këtij vendi arriti më në fund të zbardhte identitetin e tij. Tashmë 38-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim në Shqipëri.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME