Categories Lajme

SPAK merr kallëzimin e parë. Nisma “Thurje” denoncon koncesionin e sterilizimit

Nisma “Thurje” bëri sot kallëzimin e parë te Prokuroria e Posaçme SPAK për koncesionin e sterilizimit, pas dyshimeve se kjo është një aferë korruptive. Përfaqësuesit e kësaj organizate dorëzuan kallëzimin në institucionin e sapokrijuar, ku shprehin disa dyshime; së pari, pse ky shërbim iu dha një privati, kur prej shumë vitesh e bënin vet spitalet; së dyti, se kostot janë shumë të larta – çmimi i sterilizimit për një set kirurgjikal ishte 2.4 euro nga spitalet publike, ndërsa koncensionari merr sipas kontratës mesatarisht 190 euro.

Tjetër dyshim i shprehur në kallëzim është afati për 10 vjet i koncesionit, që i tejkalon mandatet e dy qeverive. Nisma “Thurje” dyshoi për korrupsion, sepse në mënyrë të pazakontë sterilizimi mund të jepej me një tender të hapur publik si edhe shumë tendera të tjerë, dhe jo me një koncesion të shtrenjtë.

Ndërsa pjesa e fundit është zbatimi konkret i konsensionit; pra, kërkohet një hetim edhe mbi cilësinë e këtij koncesioni, nëse realisht solli ndryshim rrënjësor sterilizimi i sotëm nga i mëparshmi, krahas me kostot.

Përfaqësuesi i Nismës “Thurje” Endri Shabani thotë se “Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund ndaj kemi ardhur te institucionet e reja të drejtësisë. SPAK duhet të provojë veten me këtë kallëzim të parë dhe nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e të gjithëve”.

Ministria e Shëndësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë konçesionare për 100 milionë dollar me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Shtetasi shqiptar Ilir Rrapaj zotëron 40 për qind të aksioneve në konsorciumin për koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ndonëse nuk ka përvojë dhe as kapital të mjaftueshëm për të justifikuar këtë masë aksionesh në një koncension të këtyre përmasave.

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, për favorizime në koncensionet, duke thënë se janë pjesëtarët e tjerë të konsorciumit, që kanë përvojë të madhe në fushën e shëndetësisë.

Koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u cilësua menjëherë nga gazetarët investigativë të Rrjetit BIRN si “një garë e dyshimtë me shkelje flagrante”.

Qysh në ditët e para ajo u padit publikisht nga gazetarët investigativë BIRN si një aferë korruptive, edhe për shkak se Rrapaj mori pjesë në disa takime të ministrit shqiptar të shëndetësisë me biznesmenë italianë të fushës së shëndetësisë.

Katër vjet më parë prokuroria shqiptare nisi hetimet, duke regjistruar procedim penal për të paktën tre tendera në fushën e shëndetësisë: “kontrolli shëndetësor falas”, “hemodializa” dhe “sterilizim i pajisjeve kirurgjikale”.

Koncesioni për kontrollin shëndetësor falas për qytetarët 40-65 vjeç, koncesioni i hemodializës dhe ai i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale shkojnë të treja në një vlerë mbi 250 milion euro./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME