Categories Lajme

Vendimi/ Rihapen Doktoraturat pas pesë vitesh, kriteret për t’u bërë Doktor Shkencash

Pas pesë vitesh pezullim dhe pritje për studentet qe donin të vijonin ciklin e tretë të studimeve, ministria e Arsimit ka rihapur këtë proces. Drita jeshile për këtë proces me rëndësi për botën akademike shqiptare bazohet në VKM-ne numër 808, e datës 11 dhjetor 2019. por ajo që vihet re është një vështirësim të disa prej kritereve bazë për të fituar titullin shkencor siç janë parimet seleksionuese, por edhe mekanizmat e kontrollit.

Në këtë VKM përcaktohet qarte se udheheqesit shkencor do të ketë një numër më të kufizura doktorantesh nga pesë ose shtatë kandidatë që ishte në tre doktorantë pavarësisht nëse udhëheqësi shkencor është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet. Keshtu një profesor do te udhëheqë jo më shumë se tre doktorante ndërsa ata qe mbajnë tiutullin profesor i acocuar do të udhëheqin jo më shumë se dy doktorantë. Po ashtu një tjetër kriter i ndryshuar është zgjerimi i gamës së titujve të revistave shkencore ku doktorantet do te duhet të publikojne botimet e tyre.

Është bërë zëvëndësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat nderkombetare me faktor impakti vetëm në këtë kategori kurse tashmë kandidatet per te përfituar gradën shkencore do munden të publikojnë edhe në “Journal Ctitations Reports” ose dhe ne Scopus. Kandidati duhet te botoje së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara.

Ky vendim i ri i Keshillit te Ministrave i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet qoftë publike apo private të cilat plotësojnë kriteret e të qenit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktoral. Studimet e Doktoraturës, janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor, por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë viteve te kaluara asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike duke tejkaluar disa here numrin e doktoranteve per profesor duke sjelle nje rënie te fortë te cilësisë se formimit te tyre dhe nxjerre ne pah doktor shkencash me formim te cunguar akademik. Masa drastike e bllokimit të Doktoraturave prej pesë vitesh sipas Ministrisë së Arsimit është bere me qëllim rritjen e cilësisë ne universitetet publike dhe private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME