Categories Lajme

Kapet i “forti” që hapi lokalin pa leje

Një 50-vjeçar me inicialet Sh.B., është arrestuar në flagrancë, pasi në këtë kohë pandemie vijonte punën me biznesin e tij. Ai kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ. Sapo është përballur me uniformat blu, ai i ka kërcënuar dhe kundërshtuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin “Bar Kafe” në qytetin e Peshkopisë, 50-vjeçari i ka goditur, kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet hetimore lidhur me këtë rast, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Njoftimi Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ, kërcënoi dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, kanë konstatuar se shtetasi Sh. B. kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin “Bar Kafe” në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. B, për shkak të detyrës, i ka goditur, kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME