Categories Lajme

Kapet i riu që u fut me të kuqe dhe kërkoi t’ia hedhë me 20-çe

Policia Rrugore vijon me kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj. Janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME