Categories Lajme

Kapet Inspektori i Pyjores në Gramsh, procedohen 2 kryepleqtë

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur nga policia në Gramsh. Sipas policisë janë konstatuar kultivimi i lëndëve narkotike në zonat e pyllëzuara të fshatrave Vidhan dhe Lemush. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar inspektori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Gramshit, Atnand Zaimi dhe  janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Vidhan, Ardit Braçi dhe kryeplaku u fshatit Lemnush, Bedri Jonuzaj për veprën penale “Shpërdorim detyre ”. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i plotë i Policisë Gramsh: Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga inspektori i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, për shpërdorim detyre. Procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe dy kryepleqtë e fshatrave Vidhan dhe Lemnush në Gramsh. Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht një rast në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vidhan dhe një rast tjetër në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lemnush, ku janë gjetur të kultivuar fidanë kanabis.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh. Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME