Categories Lajme

Kapet ish-zyrtari i CIA-s për spiunim në Kinë

Ish-zyrtari i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) është arrestuar në Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar për spiunim për Kinën. Ky fakt është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. 67-vjeçari Alexander Yuk Ching Ma do të përballet me dënim maksimal apo burgim të përjetshëm nëse vërtetohet se ka kryer komplot.

Ma pritet të paraqitet para gjykatës më 18 gusht, ndërsa Prokurori i Havajit, Kenji Price ka thënë se veprimet e të akuzuarit përbëjnë tradhti për SHBA-në. “Ata që ofrojnë informacione për Republikën Popullore të Kinës nuk do të shpëtojnë nga krahu i gjatë i ligjit”, ka thënë Price.

Ma, amerikan i natyralizuar por i lindur në Hong Kong, ka nisur punën në CIA më 1982 dhe ka pasur qasje në informacione tejet të rëndësishme. Prokurorët kanë thënë se Ma është larguar nga CIA më 1989 dhe ka jetuar e punuar në Shangai, Kinë, para se të arrinte në Havaji më 2001.

Në njoftimin për akuza është përmendur një takim treditor në Hong Kong, gjatë së cilit, Ma është parë në disa incizime duke përfituar 50,000 dollarë për sekretet që ai dhe i afërmi i tij kanë ofruar. Në dokumentet e gjykatës është thënë se Masi Ma është kthyer në Havaji, ai ka synuar të punësohet si linguist në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), për të fituar qasje në sekretet e qeverisë amerikane, për t’i dorëzuar më pas ato te spiunët kinezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME