Categories Lajme

Kapet ‘mat’ 38-vjeçari në Bulqizë

Një 38-vjeçar me iniciale L.M. është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me automjet me kallashnikov me vete. Ai u ndaluar pas një aksioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”.

“Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të ārmëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”. Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë. Qarkullonte me ārme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krīmit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve krīminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me ārmë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L.M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me ārmë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me ārmë zjarri me vete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME