Categories Lajme

Sot, afati i fundit i aplikimeve/ Maturantët, pikët që duhen për të kapur degën e preferuar

Pasditja e sotme shënon afatin e fundit për maturantët që i futen garës për të zënë një vend në universitet. Shumica e maturantëve kanë plotësuar formularin A2 dhe janë në pritje për rezultatin që vonon gati një muaj. Ndërkohë, ata nuk kanë përse të rrinë në ankth kaq gjatë. Është koha që me laps e letër të përllogarisin vetë pikët që grumbullojnë (bazuar në formulat e universiteteve ku kanë aplikuar), për t’i krahasuar me listat e të regjistruarve të një viti më parë në raundin e parë.

Ndonëse formulat e degëve në fakultete pësojnë ndryshime të lehta vit pas viti dhe ofertë-kërkesa për një degë nuk është e njëjtë çdo vit, ashtu si edhe numri i maturantëve aplikues, sërish një krahasim i tillë për të përllogaritur shanset e të dalurit fitues, bën sens.

Më poshtë paraqiten universitetet kryesore, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të aplikimeve me A2: Universiteti i Tiranës, ai i Mjekësisë, Politekniku, Universiteti Bujqësor dhe ato në rrethe. Në pritje të listës zyrtare që shpallet më 31 gusht, maturantët, tashmë kandidatë për studentë, hipotetikisht mund të përllogarisin nëse ID e tyre do të jetë në shtatë fazat e raundit të parë. Mjaftojnë pesë të dhënat që i kanë tashmë, rezultatet e katër provimeve me detyrim e me zgjedhje, si dhe nota mesatare (si dhe rezultati në lëndë specifike, në varësi të degës që e kërkon) për të bërë kalkulimet e duhura.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME