Categories Lajme

Kapet mat hajduti pacient i urgjencës në QSUT

Një 38 vjeçar është arrestuar si autori i një seri vjedhjesh të pacientëve në urgjencën e QSUT-së.

38-vjeçari shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore

Ky shtetas, është kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore

“Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, duke u shtirur si pacient në QSUT, përfitonte nga rastet e urgjencave mjekësore dhe vidhte sende të personave që shkonin për mjekim në spital” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Operacioni u kodua “Pacienti” dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.

Personi I arrestuar është identifikuar me inicialet A.Gj I cilu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi A. Gj. është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME