Categories Lajme

Kapet me 14 kg kokainë 30-vjeçari shqiptar ne Itali, fshehja dhe kapja nga policia

Policia italiane ka vendosur në pranga një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë kokainë.

Sipas policisë italiane, nëse droga do hidhej në treg do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjatë një kontrolli rutinë efektivët policisë së provincës së Leço pikasën shqiptarin i cili kërkohej për trafik droge.

Ata e ndoqën nga Leço për në Parma derisa e ndaluan në autostradë ku ushtruan kontroll ndaj mjetit të tij dhe zbuluan 11 kilogramë kokainë në pjesën e shasisë së makinës, shkruajnë mediat italiane.

Por kontrolli ndaj shqiptarit nuk përfundoi këtu ata ushtruan kontroll edhe në banesën e 30 vjeçarit në Mariano Comense, në provincën e Comos, ku gjetën edhe tre kilogramë të tjerë kokainë.

Nëse e gjithë sasia e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

30-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës. \panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME