Categories Lajme

Temperatura deri në 24°C, si parashikohet moti për ditën e sotme

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.

Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Skandinavia do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në brigjet e Egjeut.

Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të paraqitet pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe. Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të jetë Europa Lindore.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash. POR gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve POR herë pas here priten kalime të shpeshta vranësirash në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijimi pritet të ketë dominim të orëve me diell në në pjesë të mirë të MV./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME